10a462d4974d4b908e49f16ba9e94465
Me 313 vota pro dhe 269 kundër, parlamenti britanik votoi projektligjin e ri të propozuar nga kryeministri Rishi Sunak, që do të bëjë të mundur dërgimin në Ruandë të emigrantëve që mbërrijnë në mënyrë ilegale në Mbretërinë e Bashkuar. “Populli britanik duhet të vendosë se kush do të vijë në këtë vend, jo bandat kriminale apo gjykatat e huaja. Kjo është ajo që jep ky projektligj.
Tani do të punojmë për të nisur fluturimet për në Ruandë dhe të ndalojmë anijet”- shkruajti ai në një postim pas votimit projektligjit. Miratimi i tij vjen një muaj pasi, Gjykata e Lartë e shpalli të paligjshme marrëveshjen.
Ajo arsyetoi se marrëveshja për emigrantët mund të çonte në shkelje të të drejtave të njeriut, pasi Ruanda nuk ishte një vend i sigurt për të dërguar azilkërkues. Miratimi i projektligjit është një fitore e rëndësishëme për Sunak, pasi “ndalimin e varkave” me emigrantë, ai e bëri një nga pesë pikat kyçe të qeverisjes së tij.
Britania po shpenzon aktualisht mbi 3 miliardë paundë në vit për përpunimin e kërkesave për azil, me kostot për strehimin e emigrantëve që presin një vendim në hotele dhe objekte të tjera, që shkojnë në rreth 8 milionë paundë në ditë.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.