Kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë raportimit para deputetëve tha se sulmet e fundit ajrore kundër forcave Huthi ishin pjesë e një përgjigjeje më të gjerë ndaj rebelëve me bazë në Jemen. Ai paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar do të veprojë përsëri nëse rebelët e mbështetur nga Irani vazhdojnë të sulmojnë anijet në Detin e Kuq.
“Ne u bëjmë thirrje forcave Huthi dhe atyre që i mbështesin, të ndalojnë sulmet e paligjshme. Nëse është e nevojshme, Mbretëria e Bashkuar nuk do të ngurrojë të reagojë për vetëmbrojtje. Ne nuk mund të lejojmë që sulme të tilla të kalojnë pa përgjigje“, u shpreh kryeministri i Britanisë Rishi Sunak.
Ai tha se qeveria po rrit angazhimin diplomatik në rajon duke punuar për t’i dhënë fund furnizimit me armë të atyre forcave duke përdorur sanksione në përpjekje për t’u ndërprerë fondet, ndërsa do të ofronin ndihma humanitare për njerëzit në Jemen që kanë vuajtur nga lufta civile. Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar vendosi t’u bashkohet sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër rebelëve Huthi në përgjigje të një raporti të inteligjencës që tregonte se ata paraqisnin kërcënim të vazhdueshëm për transportin detar të vendit. Ai theksoi se sulmet ndaj grupit me bazë në Jemen ishin plotësisht në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe objektivat u zgjodhën me kujdes. Sunak përsëriti se nuk kishte asnjë lidhje midis asaj që po bënte qeveria dhe konfliktit në Gaza.
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…
Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…
Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…
This website uses cookies.