Sunak: Raketa që ra mbi spitalin al-Ahli është lëshuar nga Hamasi

sunak

sunak

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka folur ditën e sotme në parlamentin britanik në lidhje me luftën në Gaza, mes Izraelit dhe grupit terrorist të Hamasit.

Sunak përmendi një sër zhvillimesh në këtë konflikt duke nënvizuar bombardimin e spitalit al-Ahli disa ditë më parë.

Ai është shprehur se sipas shërbimit inteligjent britanik, raketa e cila hodhi në erë spitalin, ishte lëshuar nga brenda Gazës dhe kishte si target Izraelin, por nuk ka ndjekur trajektoren e duhur për shkak të ndonjë defekti.

Ndër të tjera, Sunak bëri me dije se Mbretëria e Bashkuar do të japë si ndihmë humanitare 20 milionë pound për civilët në Gaza.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.