Sundimi i Ligjit, Balla: Po godasim çdo ditë fenomene që cënojnë sigurinë e qytetarëve
Policia e Shtetit po vijon pa u ndalur luftën për të ndëshkuar çdo individ që mban armë pa leje ose shpërndan lëndë narkotike, si dhe vepron në kundështim me ligjin, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Balla thekson se operacioni “Sundimi i Ligjit” po godet çdo ditë armëmbajtjen pa leje dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, fenomene që mbeten gjithmonë një shembull i keq në sytë e publikut.
Sipas Ballës armëmbajtja pa leje është burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.
“Përgëzime Policisë së Vlorës dhe Durrësit për rezultatet dhe goditjet sistematike të këtyre fenomeneve, duke siguruar një mjedis më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë qytetarët, vizitorët dhe turistët e shumtë nga mbarë bota”, shkruan ministri Balla.