Supë me miell misri dhe qumësht
Përgatitja
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
- 3 lugë gjelle me miell misri
- 2 lugë gjelle gjalpë ose tre lugë vaj ulliri
- 1-2 karrota mesatare të grira në kubikë
- 1 litër lëng mishi
- 1 kokërr vezë
- 1 gotë qumësht
- 2 feta të hollë buke
- Pak gjalpë për spërkatjen e bukës
- Majdanoz
- 2 feta bukë të bardhë
Përgatitja
Për këtë recetë karrota prihet në kubikë, kaurdiset me pak vaj ulliri dhe zihet më vete derisa të zbutet.
Mielli i misrit i situr skuqet me gjalpë dhe shuhet me lëng mishi.
Përzihet shpejt që të mos krijojë kokërriza.
Pasi i hidhet kripë, shtohen karrotat e zjera më parë dhe masa lihet që të zjejë për 10 minuta në zjarr të ngadalshëm, derisa të përgatitet një supë e derdhur me trashësi mesatare.
Pasi ftohet pak, i hidhet veza e rrahur me qumësht të ngrohtë. Sipër i hidhet pak gjalpë i freskët ose vaj ulliri.
Nga ana tjetër, buka e bardhë, bajate pasi pritet në kubikë të vegjël, vihet në një tavë.
Spërkatet me gjalpë dhe futet në furrë që të theket.
Kur shërbehet, në pjatë hidhet supa dhe sipër saj vendosen sipas preferencës kubikët e bukës së thekur të spërkatur me disa pika gjalpë dhe majdanoz të grirë hollë.
Nëse preferoni mund të shtoni edhe disa feta kastraveci turshi.