Super Bowl LVIII si zbritja e njeriut në Hënë, shifrat dhe arsyet pas suksesit

Finalja e edicionit të 58-të të Super Bowl ka qenë eventi, i cili ka lënë gjurmë jo vetëm në fushë. Finalja e madhe e Las Vegasit, për disa arsye, ka qenë eventi i vetëm që mund të ketë kërcënuar edhe… “Apollo 11”.

Ditë pas finales së madhe “Allegiant Stadium” rrjeti, i cili kishte të drejtën e transmetimit ka shokuar me njoftimin e bërë. Sipas “CBC”, në të gjitha platformat e saj, finalja mes Chiefs dhe 49ers ka mbërthyer përpara ekranit plot 123.4 milionë banorë.

Që Super Bowl është një event mjaft popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është një surprizë pasi edhe një vit më parë finalja mes Chiefs dhe Eagles u ndoq prej 115 milionë tifozësh.

Sa i përket finales të së dielës, “CBC” ka njoftuar se dueli i vendosur në kohën shtesë ka “kërcënuar” edhe eventin më të ndjekur në historinë e transmetimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës misionin “Apollo 11”  (i ndjekur nga 150 milionë telespektatorë) ku njeriu shkeli për herë të parë dhe të vetme deri më tani në Hënë.

Sipas medieve amerikane arsyet e këtij suksesi janë të shumta. Një motiv për të tërhequr kaq shumë tifozë përpara platformave të ndryshme është fakti se finalja u vendos vetëm në minutat e fundit të kohës shtesë.

Një tjetër arsye mendohet të jetë se për këtë event për herë të parë kompania e matjes së audiencës “Nielsen” ka nisur që të numërojë shikuesit të cilët kanë ndjekur Super Bowl jashtë shtëpisë.

Meritë e suksesit është edhe lidhja romantike mes lojtarit të Chiefs, Trevis Kelsi, dhe këngëtares së famshme të muzikës pop, Tejlor Suift. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.