Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë: Kylian Mbappé dhe PSG. Ylli i Real Madrid shënon një “tripletë”(4′, 33′ dhe 61′) në fitoren 3-1 ndaj Cityt, me Guardiolën që i thotë lamtumirë kompeticionit. Goli i vetëm për skuadrën angleze u shënua nga Gonzalez 90’+2.
Pas suksesit 3-0 në fushën e Brest, PSG shkon shumë larg në ndeshjen e kthimit, duke dominuar plotësisht Euroderbin transalpin duke marrë një fitore 7-0. Shënoi edhe Kvaratkshelia (39′). Golat e tjerë u shënuan nga Barcola(20′), Vitinha(59′), Doue(64′), Mendes(69′), Ramos(76′) dhe Mayulu(86′).