Super operacioni kundër grupeve kriminale, publikohen pamjet e kontrollove të RENEA-s dhe FNSH-së

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet të super operacionit të zhvilluar të premten ku në fokus kanë qenë disa grupe kriminale, si dhe personazhe të njohur të botës së krimit. Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, si dhe në disa zona që janë nën kontroll të grupeve kriminale.

Super operacioni u zhvillua me urdhër të SPAK-ut, i cili mësohet se ka zbardhur edhe disa ngjarje të rënda kriminale, duke filluar nga vrasjet, atentatet, falsifikimet me qëllim përfitim e pronave në bregdet në mënyrë të paligjshme etj. Zbardhja e këtyre ngjarjeve është bërë pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC. GJKKO mësohet se ka firmosur 43 urdhër arreste për personazhe të njohura të botës së krimit, si dhe drejtues të klaneve kriminale në vend, që nga vëllezërit Leonard e Erlis Duka, Astrit dhe Altin Avdylaj, Valter dhe Burim Bami, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni, Mir Brruli etj.

Në këtë listë rezulton edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim, dhe vëllai i tij Xhevi Ndoka, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ata akuzohen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, Rana e Hedhur dhe Kune.  

Në masën e arrestit është vënë edhe Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialist, Eduard Ndreca. Armando Ndreca u arrestua më 10 mars për trafik droge, por u la i lirë pasi Gjykata tha se nuk kishte prova që e implikonin. Urdhër arrest ka edhe për Lul Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit, i cili aktualisht është i arrestuar në Spanjë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.