Super Vllazni/ Kuqeblutë mundin Dinamon dhe shkojnë vendin e dytë të renditjes

Ka mjaftuar një supergol i shënuar nga ana e Rejan Alivodës në minutën e 28-të të pjesës së parë që Vllaznia të triumfojë ndaj Dinamos në transfertë. Ndeshja e luajtur pasditen e së hënës në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit për llogari të javës së 25-të, u mbyll me fitoren e kuqebluve me rezultatin 0 me 1. Një super Vllazni kjo, e cila prej 11 javësh nuk njeh humbje, 9 fitore dhe 2 barazime, duke bërë që pikërisht pas kësaj fitoreje ndaj Dinamos merr vendin e dytë me 43 pikë, duke i bërë presion Egnatias që kryeson renditjen e Superiores, por tashmë diferenca mes rrogozhinasve dhe shkodranëve është vetem në 6 pikë. Nga Dinamo tek Tirana, ku për javën e 26-të të Superiores, kuqeblutë presin në fundjavë bardheblutë në “Loro Boriçi”, në klasiken e famshme të futbollit shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.