Superiore, Belisha beson në fitore/Rikthehet në “Loro Boriçi” Superliga, Vllaznia pret Kukësin

belisha

belisha

Kampionati “Abissnet Superiore” do të çelë siparin për vitin 2024 me javën e 19-të, që do të luhet e ndarë në tre ditë, nga e premtja në të dielë. Kalendari ka përcaktuar që kuqeblutë e Vllaznisë të luajnë të dielën duke pritur në shtëpi ekipin e Kukësit, që në një farë mënyre konsiderohet si derbi verior i futbollit shqiptar. Për ish kapitenin kuqeblu, Amarildo Belisha, sot në cilësinë e trajnerit të moshave, ndeshja në fjalë është mjaft e rëndësishme për Vllazninë, për të dëshmuar nëse do të vijojë ecurinë pozitive të fundvitit të kaluar, apo do të shfaqë oshilacione.Për këtë trajneri Osmani nuk ka në dispozicion dyshen e prapavijës, Hakaj-Juriç dhe në dyshim është edhe Gruda.Vllaznia, ndoshta është e vetmja skuadër që nuk ka zyrtarizuar akoma as edhe një blerje të vetme.Në prag të ndeshjes së javës së 19-të të Superiores, Vllaznia renditet në vendin e katërt të tabelës së kalsifikimit me 26 pikë, aq sa ka edhe Tirana e vendit të tretë, ndërkohë që kryeson Egnatia me 37 pikë e ndjekur nga Partizani me 32 pikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.