Superiore futboll femra, Vllaznia 12 gola Gramshit në “Loro Boriçi”
Vllaznia 12 dhe Gramshi 0, ky është rezultati i regjistruar në ndeshjen e javës së 12-të të Superiores në futboll femra. Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme, kur golat e Vllaznisë dominoheshin nga sulmuesja Megi Doçi, pas largimit të saj në Turqi, ato kanë nisur të shpërndahen në disa futbolliste. Kështu, në këtë ndeshje, autore janë: Franja 3, Borçi dhe Shala nga 2, Yamada, Berisha, Gjini, Ramadani, Berisha nga një. Pas ndeshjes, trajneri Nikolin Leka dhe futbollistja nga Kosova Arbiona Bajraktari, e cila luan në formacion pas rreth dy vitesh ndërprerje për arsye dëmtimi, shprehen të kënaqur për paraqitjen e skuadrës në këtë ndeshje.
Krahas gëzimit të fitores ndaj Gramshit, Vllaznia i gëzohet edhe shkëputjes në krye të klasifikimit me 33 pikë, tre më shumë nga Tirana, e cila këtë javë humbi me Apoloninë 0-3.