Superiore futboll femra, Vllaznia mund Tiranën 4-0 dhe marshon drejt titullit

Kryendeshja e javës së 16-të e kampionatit kombëtar të futbollit “Abissnet Superiore” për femra, Vllaznia-Tirana është mbyllur me rezultatin 4 me 0 në favor të skuadrës kuqeblu. Dy skuadra këto që në ndeshjen e fazës së parë të luajtur në kryeqytet prodhuan incidente, por me organizimin model që Klubi i Futbollit Femra Vllaznia i bëri kësaj ndeshje të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” tregoi autoritetin e kuqebluve.
Pasi ka likujduar Tiranën, Vllaznia pret të bëjë të njëtën gjë edhe me rivalen tjetër Apolonia.
Pas javës së 16-të, tabelën e klasifikimit e kryeson Vllaznia me 46 pikë e ndjekur nga Apolonia me tre pikë më pak.