Categories: LajmeSportFutboll

Superiore, nesër Kukësi-Vllaznia / Trajneri Memelli, kërkon tre pikët e radhës në transfertë

Java e dhjetë e kategorisë Abissnet Superiore e përball Vllazninë me Kukësin, transferta e katërt radhazi për skuadrën kuqeblu, e cila në tre ndeshjet e mëparshme ka marrë një fitore, një barazim dhe një humbje. Në konferencën e shtypit dhënë një ditë përpara ndeshjes, trajneri kuqeblu Migen Memelli, e nisi aty ku e la në konferencën e pas ndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia, për fatkeqësinë në familjen e kolegut Alban Hasani.

Pozitive për kampin kuqeblu janë rikuperimet e portjerit Qarri si dhe sulmuesit Gomesh, por një gjë e tillë nuk është e mundur për Hakajn.

I pyetur nga RTSH Shkodra, nëse do të ishte i kënaqur edhe me një barazim në Kukës, Memelli përgjigjet:

Nga ana tjetër, optimizëm për të marrë tre pikë në këtë ndeshje ka edhe në kampin kuksian, gjë të cilën e deklaron Oltjon Kernaja, Zv.Trajner i ekipit të Kukësit.

Ndeshja, Kukësi-Vllaznia, luhet nesër në stadiumin “Kukës Arena” duke nisur nga ora 14:00.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

13 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

13 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

13 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

13 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

15 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

15 hours ago

This website uses cookies.