Ka përfunduar java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Egnatia falë fitores në ndeshjen ndaj Laçit në transfertë me rezultatin 2-1 siguroi matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”.
Partizani ka fituar derbin kundër Dinamos në “Arenën e Demave”. Të kuqtë u rikthyen te fitorja në kampionat pasi fituan 2-0 përballë skuadrës së Mehmetit, që del jashtë katërshes së parë pas kësaj humbjeje.
Ndërsa në “Niko Dovana” takimi Teuta – Vllaznia përfundoi në barazim pa gola 0-0. Dy skuadrat ndajnë nga një pikë. Shkodranët mbeten në vendin e dytë, tashmë një pikë larg Partizanit. Ndërsa durrsakët marrin një pikë të çmuar në luftën për mbijetesë.
Të premten fituan në takimet e tyre edhe Tirana e Skënderbeu. Bardheblutë triumfuan ndaj Erzenit në “Elbasan Arena” 2-0. Ndërsa Skënderbeu fitoi në “Kukës Arena” 2-0.
Vetëm matematika mban në Superiore Kukësin, por edhe për Erzenin duket shumë e vështirë mbijetesa mes më të mirave të Shqipërisë, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit.
Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…
Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…
Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
This website uses cookies.