Superiore, prag Dinamo-Vllaznia, Luan Zmijani beson rikthimin e kuqebluve te fitorja
Për Luan Zmijanin, ish futbollistin e Vllaznisë, sot trajner me moshat, kuqeblutë i kanë të gjitha mundësitë të rikthehen te fitorja, duke lënë pas humbjen e së mërkurës për Kupën e Shqipërisë. Por, përpara se të analizojë ish-skuadrën e tij, Zmijani, flet për 105 vjetorin e klubit kuqeblu, ku ai ishte mes të dekoruarve nga ana e KF Vllaznia.
Në vijim. Zmijani komenton humbjen e çerekfinales së parë të Kupës së Shqipërisë me Erzenin në transfertë.
Sa i përket javës së 25-të të Abissnet Superiore, ish- futbollisti kuqeblu, sot trajner moshash me Akademinë Vllaznia, beson shumë se në përballjen me Dinamon në transfertë, Vllaznia i ka forcat të marrë rezultat pozitiv.
Ndeshja e javës së 25-të të Superiores, Dinamo-Vllaznia, luhet të hënën e ardhshme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit duke filluar nga ora 17:00.