Superiore, Vllaznia në provën e vërtetë/ Kuqeblutë presin në shtëpi ekipin kampion Partizani, kërkohet fitorja
Pasi ka kaluar dy ndeshjet e para përballë dy skuadrave modeste, Kukësi dhe Erzeni, java e tretë e “Abissnet Superiore” e përballë Vllazninë me ekipin kampion të Partizanit. Një duel ky i fortë që konsiderohet edhe si një test serioz i kuqebluve, të cilin nëse e kalon me sukses, është një tregues real për pritshëmëritë e Vllaznisë në këtë sezon futbollistik.Pozitive në kampin kuqeblu është gatishmëria e të gjithë futbollistëve që Memelli ka në dispozicion, ndërkohë që në kampin kundërshtar të Partizanit ka mungesa titullarësh. Ashtu si trajneri Memelli, edhe serbi Millosh Stojanoviç, futbollist që luan në qëndër të mbrojtjes së kuqebluve është optimist për një fitore ndaj Partizanit, të cilin edhe pse e vlerëson si skuadër, beson se e kalojnë me sukses.Ndeshja, Vllaznia-Partizani, e vlefshme për javën e tretë të kategorisë Superiore, luhet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00.