Superiorja, ja kur do të luhet java e katërt
Liga e Kampioneve, e cila ngre siparin këtë mesjavë, ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndryshuar oraret e dy ndeshjeve të caktuara për tu luajtur të martën.
FSHF ka ndryshuar oraret e planifikuara për sfidat Laçi-Vllaznia dhe Teuta-Skënderbeu. Dueli i parë ishte planifikuar në orën 16:00 ndërsa e dyta në orën 19:00. Por për të shmangur përplasjet me ndeshjet e turneut më të madh për klube, FSHF ka bërë modifikimin e nevojshëm, duke i kaluar të dy këto ndeshje në orën 15:00.
Sa u përket ndeshjeve të ditëve të tjera, ato nuk kanë pësuar ndryshime me sfidën Erzeni-Dinamo që luhet nesër, ndërsa sfidat Kukësi-Tirana dhe Partizani-Egnatia do të luhen të hënën.
Java IV
Nesër
Erzeni-Dinamo ora 16:00
Të hënën, 18.09.2023
Kukësi-Tirana ora 16:00
Partizani-Egnatia ora 18:30
Të martën
Laçi-Vllaznia ora 15:00
Teuta-Skënderbeu ora 15:00