Lajme

Superkompiuteri i jep 4% shpresë Realit për tu kualifikuar, Arsenal, Barcelona dhe Inter pretendentet për të fituar kompeticionin

Nëntëdhjetë minutat e para të dy çerekfinaleve të para të Champions-it kanë ndryshuar shumë parashikimet e bëra nga superkompiuteri sa i përket ecurisë së tetë skuadrave më të mira të kontinetit.

Kështu pas fitores përballë Realit të Madridit në “Emirates”, Arsenal është favoriti numër një për të fituar trofeun pasi shanset për të shkuar në gjysmëfinale i ka 96% ndërsa kalimin në finale (do të ndeshet me fituesen e PSG-Aston Vila) 54.2%. Ekipi i Artetës shikohet si favorit edhe në një finale të mundeshme pasi përqindja e fitores në “Mynih 2025” është 28.4%.

Në këtë klasifikim në vendin e dytë vjen Barcelona, e cila ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Borusian, rivalen e saj në çerekfinale. Probabiliteti i ekipit të Flik që të shkojë në gjysmëfinale është 80% ndërsa kalimin për në finale (i duhet të ndeshet me njërën mes Interit dhe Bajernit) është 43.3%. Triumfi i mundshëm në “Mynih 2025” për Barcelonën është llogaritur me përqindjen e dytë më të lartë, 22.4%.

Sot për sot kandidatja e tretë për trofeun sipas superkompiuterit është Interi, i cili pas fitores në “Allianz Arena” ka parë që të shkojnë shanset për kualfikim mes katër më të mirave në 82.4%. Në një duel hipotetik me Barcelonën në 1/2 finale skuadra e Inzagit shikohet më e avantazhuar edhe pse në shifra të vogla, 43.7%. Ndërkohë që mundësitë e zikaltrve për të fituar trofeun janë 21.1%.     

Sa i përket përmbysjeve sipas superkompiuterit ekipi i Realit, në “Santiago Bernabeu” ka vetëm 4% të shanseve për tu kualifikuar përballë “Topçinjve” të Londrës. Shanse më të mira për të kaluar për më tej edhe pse humbi takimin e parë brenda ka Bajerni i Mynihut me 17.6%.

Blerti Delija

Recent Posts

Europiani U-17/ Përcaktohet kalendari i ndeshjeve në grupe, Shqipëria debuton me Portugalinë në “Arenën Kombëtare”

Është përcaktuar kalendari i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të zhvillohet në vendin…

14 minutes ago

Abissnet Superiore / Vllaznia-Dinamo në RTSH Shkodra, 5 ndeshje në të njëjtin orar në RTSH, kanalet ku transmetohen

Kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit Abissnet Superiore dhe lufta në të…

17 minutes ago

Kombëtarja e femrave, fitore me përmbysje

Kombëtarja shqiptare e femrave ka arritur një tjetër fitore të madhe, duke mposhtur për herë…

5 hours ago

Interi triumfon në “Allianz Arena”

Inter mundi Bayern Munich 1-2 në “Allianz Arena” në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të…

5 hours ago

Rice dhuron spektakël, Arsenali “gjunjëzon” Realin

Ndeshja e parë çerekfinale e Champions League kundër Real Madrid shkon për Arsenalin. Topçinjtë e…

5 hours ago

“Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri…

5 hours ago