Superkompjuteri “Opta”: Ja shanset e Shqipërisë në “Gjermani 2024”

Superkompjuteri “Opta” ka bërë parashikimin e tij për Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.
Shqipëria, 11.6% mundësi për të shkuar në fazën tjetër pas grupeve, duke qenë e parafundit në renditje. 3.2% mundësi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, 0.8% për të shkuar në finale dhe 0.2% për të fituar trofeun.
Sipas “Opta” favoriti kryesor për të triumfuar është Anglia. 19.9% janë shanset për triumfin final të “Tre Luanëve”, ndërkohë që pas tyre renditet Franca me 19.1%.
