Superkupa e Spanjës, Barcelona shkatërron Realin

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës. Në Jeddah, katalanasit mposhtën Real Madridin me rezultatin 5-2. Mbappé (5′) zhbllokoi ndeshjen, por të besuarit e Flick përmbysën gjithçka me Yamal (22′), Leëandoëski (penallti në minutën e 36-të), Raphinha (39′) dhe Baldé (në kohën shtesë në pjesën e parë).
Raphinha kompletoi dygolëshin në minutën e 48-të, më pas Szczesny 56’ përjashtohet dhe Rodrygo shkurton diferencën në minutën e 60-të. Blancos, megjithatë, nuk ishin në gjendje të rihapnin ndeshjen. Ky është titulli i pesëmbëdhjetë për klubin katalanas.