Superkupa e Spanjës/ Flik publikon listën, surprizon prania e Olmos dhe Viktor

Para pak çastesh Hansi Flik bëri publike listën e lojtarëve që kishte grumbulluar për Superkupën e Spanjës ku Barcelona dhe tri skuadra të tjera do ta luajnë në Xhide të Arabisë Saudite.
Në këtë listë bie në sy prania e emrave të dy lojtarëve, të cilët janë kthyer në protagonistë të këtyre ditëve të para të 2025 jo për vullnetin e tyre.
Si Olmo edhe Viktor janë pjesë e listës edhe pse Barça nuk ka mundur që ti regjistrojë. Klubi katalan është në pritje të Gjykatës Administrative të Sporteve (CSD), e cila do të thotë fjalën e fundit në këtë sagë.