Superliga basketboll femra, Vllaznia nuk ia del me Flamurtarin, eleminohet me dy humbje

Krahas dy skuadrave të volejbollit, femra dhe meshkuj, konkurimin në fazën Play Off të kampionatit e ka mbyllur edhe Vllaznia e basketbollit femra. Skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçar u mund pasditen e së hënës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës nga Flamurtari me rezultatin 40-58 ku duke iu bashkuar edhe humbjes së pësuar në ndeshjen e parë në Vlorë me këtë rezultat 58 me 40, është eleminuar në turin gjysmëfinal.
Megjithatë, duhet pranuar se gjatë kampionatit, basketbollistet kuqeblu kanë bërë një prezantim shumë të mirë.
Ashtu si edhe në ekipet e tjera të lojrave me dorë, edhe për basketbollin femra, pritet të ketë një projekt serioz për sezonin e ardhshëm sportiv.