Superliga basketboll meshkuj, Vllaznia fiton pjesën e dytë të prapambetur, por Teuta gjithë ndeshjen 97-95

Është luajtur mbrëmjen e djeshme ndeshja e prapambetur gjysmëfinale e fazës Play Off në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit Teuta-Vllaznia në basketboll për meshkuj, e cila tre ditë më parë u ndërpre në fundin e pjesës së parë për shkak të problemeve teknike të kohëmbajtjes së ndeshjes. Referuar ndeshjes së parë, rezultati në fundin e pjesës së parë të kësaj ndeshje ishte 47-40, dhe sipas vendimit të FSHB-së, kjo ndeshje u luajt dhe pikërisht për 20-të minutat e pjesës së dytë.  Vllaznia,  e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, bëri një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje, ku pas periodës së pare, e treta sipas radhës e mbyllur në barazim 23-23, dhjetë minutat e periodës së katërt janë nën diktatin e Vllaznisë, e cila arrin ta fitojë atë me rezultatin 27-32. Një avantazh që nëse disa vendime të dyshimta nga ana e arbitrave në çastet e fundit në dëm të Vllaznisë do të ishin më të kursyera, mund dhe duhej të ishte më i madh, të paktën për ta çuar ndeshjen në shtesë. Kështu, edhe pse fitoi ballafaqimin e prapambetur 50-55, avantazhi i durrsakëve në pjesën e parë të ballafaqimit të tre ditëve më parë që u ndërpre, 47-40, i jep fitoren e krejt ndeshjes Teutës me rezultatin e përgjithshëm 97-95. Në këtë mënyrë, pas tre takimeve, Teuta merr kryesimin 2 me 1, me dy ndeshje të fituara në “Ramazan Njala” dhe një të humbur në “Qazim Dervishi”. Sipas kalendarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, dueli i katërt gjysmëfinal mes Vllaznisë dhe Teutës do të luhet mbrëmjen e së enjtes së datës 9 maj 2024 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke filluar nga ora 19:00, aty ku skuadra kuqeblu ka nevojë për mbështetjen e tifozërisë shkodrane.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.