Superliga basketboll meshkuj – Vllaznia gjen fitoren e parë, mund Kamzën 81-77
Është dashur java e katërt e kampionatit Kombëtar të Superligës së Basketbollit meshkuj që Vllaznia të sigurojë fitoren e parë, teksa mbrëmjen e së shtunës mundi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Kamzës.
Një ndeshje kjo e cila që nga nga fillimi dhe deri në fundi pati shumë rivalitet, ku vetëm sekondat e fundit vendosen fitoren e kuqebluve me rezultatin 81-77.
Në këtë fitore të Vllaznisë, një peshë të madhe kishte edhe tifozëria shkodrane, gjë të cilën e pranon edhe vetë tekniku Bekteshi.
Për javën e pestë të Superligës së basketbollit meshkuj, Vllaznia është mysafire në Fier, ku sipas teknikut Bekteshi, objektivi është vetëm fitorja.