Superliga e basket meshkuj, Besëlidhja kryesuese mund Vllazninë në shtëpi 71-86

Me rezultatin 71 me 86 në favor të lezhjanëve është mbyllur ndeshja Vllaznia-Besëlidhja e luajtur mbrëmjen e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Pas një seri ndeshjesh pozitive, këtë radhë skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi ka pranuar humbjen ndaj një skuadre shumë të përgatitur, e cila e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali kryeson kampionatin pa asnjë humbje.
Ndeshjen e ardhshme Vllaznia do ta luajë në transfertë përballë ekipit fierak.