Superliga e basket meshkuj / Spikat talenti i Vllaznisë, 18 vjeçari Veton Gjeçaj
Me fitoren e thellë ndaj Elbasanit në shtëpi me rezultatin 102 me 84, Vllaznia i ka bërë një mbyllje të shkëlqyer Kampionatit Kombëtar të Superligës së basketbollit për meshkuj duke qënë mes tre skuadrave më të mira të kampionatit. Mes titullarëve të aktivizuar nga trajneri Damian Bekteshi, këtë sezon ka spikatur edhe 18 vjeçari i talentuar, Veton Gjeçaj.
Me paraqitjet e tija speciale, ai po vijon traditën e babait të tij, ish basketbollistitit dhe trajnerit të njohur Bledar Gjeçaj. Po, sa e ka ndihmuar ky mbiemër Vetonin?
Renditja mes tre më të mirave të fazës së parë është e merituar, por Vetoni është optimist për një paraqitje të mirë të Vllaznisë edhe në fazën finale.
Titullar me Vllazninë, por edhe pjesëtar i kombëtares kuqezi, kanë bërë që në adresë të Gjeçajt të ri të mbërrijnë oferta, nga brenda dhe jasht Shqipërisë.
Pas ndërrimit të viteve basketbolli për meshkuj do të rikthehet me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ku kuqeblutë presin në Shkodër, Teutën.