Superliga e basketbollit femra/Trajneri Gjeçaj, kërkon fitore në transfertë me Studentin
Dy fitore dhe dy humbje, është bilanci i katër javëve të para për Vllazninë e basketbollit femra. Për javën e pestë të Superligës, Vllaznia udhëton në Tiranë për t’u përballur me ekipin e Studentit, me të cilin është me pikë të barabarta në tabelën e klasifikimit. Ndeshja e basketbollit, Studenti-Vllaznia, e vlefshme për javën e pestë të Superligës se femrave, luhet të shtunën në pallatin e sportit “Asllan Rusi” duke nisur nga ora 12:00.