Superliga e basketbollit femra – Trajnerja Medina Mustafa, flet në prag të fillimit të kampionatit
Kampionati Kombëtar i basketbollit për Superligën e femrave e gjen Vllazninë me trajneren e re Medina Mustafa. Si titullare dhe kapitene e skuadrës prej disa vitesh, ndërkohë që për dy vite drejtoi edhe ekipin e të rejave duke u shpallur kampion kombëtar, Mustafa këtë sezon zëvendëson në pankinë trajnerin Bledar Gjeçaj, i cili është transferuar në Kosovë pranë ekipit Bashkimi të Prizrenit
Prej disa javësh, Vllaznia e basketit femra, ka zhvilluar një fazë përgatitore të mirëfilltë duke gërshëtuar një formacion mes elementit me përvojë me ato më të reja.
Kampionati Kombëtar i Superligës për femra dhe meshkuj pritet të fillojë javën e ardhshme.