Vllaznia në basketboll për femra i ka bërë një nisje fantastike Kampionatit Kombëtar të basketbollit për femra. Basketbollistet shkodrane të drejtuara nga trajnerja Medina Mustafa, në javën e parë të kampionatit ishin mysafire në Durrës duke u ndeshur me Teutën vendase. Në periodën e parë durrsaket, arritën të fitojnë me rezultatin 20-17. Por, në pushimin mes dy periodave, ndërhyrja e trajneres Medina Mustafa bën që loja e skuadrës kuqeblu të përmirësohet ndjeshëm. Një gjë e tillë shpërblehet me fitimin e kësaj periode me shifrat 15-23 duke bërë në pushimin mes dy pjesëve Vllaznia të shkojë me avantazhin 20-të minutave të para me avantazhin 35-40. Edhe perioda e tretë flet për Vllazninë ku duke e fituar 11-18, e thellon avantazhin pas tre periodave lojë në shifrat 46-58. Duke e fituare dhe perioden e katërt 24-26, Vllaznia fiton të gjithë ndeshjen me plot meritë me rezultatin e përgjithëshëm, 70-84. Figurën më të mirë në këtë ndeshje e bënë Bernada Reshpja, e cila shënoi 39 pikë, për të vijuar me Anisa Bokrina, 19 dhe Ingrit Dashja me 12-të pikë. Për t’u theksuar është se në këtë ndeshje të parë të kampionatit, trajnerja Medina Mustafa aktivizoi me sukses edhe basketbolliset e reja Sindi Kryeziu, Melida Hykaj, Anisa Musaja dhe Isra Dibra që janë kontigjent i ekipit Vllaznia U18-të.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.