Superliga e Basketbollit Meshkuj/Humbje për Vllazninë por trajneri Bekteshi është i kënaqur me skuadrën

Java e tretë e Kampionatit Kombëtar të Superligës së basketbollit meshkuj ka vënë përballë Vllazninë dhe Besëlidhjen. Ashtu siç konsiderohej si sfida më e rëndësishme e javës, ballafaqimi në fjalë dhuroi spektakël në fushën e lojës. Një Vllazni, e cila e nisi mirë lojën duke kryesuar për shumnë minuta, por më pas Besëslidhja barazon dhe merr kryesimin, ku pas një rivaliteti të fortë në të katër periodat e ndeshjes, në fund e mbyll me fitore 84-95. Pavarësisht se humbi, trajneri i Vllaznisë Damian Bekteshi vlerëson lojën në rritje të skuadrës së tij.Nga ana tjetër, edhe trajneri i Besëlidhjes, shkodrani Afrim Bilali, vlerësoi kuqeblutë, ndërkohë që theksoi se fitorja e skuadrës së tij ishte e merituar.Me fitoren e arritur në Shkodër, e treta radhazi, Besëlidhja kryeson kampionatin pas javës së tretë me pikë të plota.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.