Superliga e basketbollit meshkuj, kryendeshja e javës. Vllaznia pret kryesuesen Besëlidhja

Kampionati Kombëtar i Superligës së basketbollit shqiptar rezervon këtë fundjavë një kryendeshje në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke ballafaquar Besëlidhjen kryesuese të tabelës së klasifikimit dhe Vllazninë e treta në renditje. Për trajnerin e basketbollit, Bledar Gjeçaj, që është edhe kreu i shoqatës së basketbollit Vllaznia, ndeshja në fjalë pritet të jetë një spektakël i vertetë.
Emocionet për Bledar Gjeçajn janë edhe më të mëdha, kur në fushën e lojës është titullar edhe djali i tij Veton Gjeçaj.
Krahas ballafaqimit të meshkujve, Vllaznia-Besëlidhja, po në “Qazim Dervishi” do të luhet edhe ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Teuta.