Vllaznia e basketbollit meshkuj është kualifikuar në gjysmëfinalen e kampionatit kombëtar faza Play Off. Një gjë të tillë e ka bërë pas dy fitoreve radhazi në turin çerekfinal ndaj Kamzës. Pas ndeshjes së parë luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, ku Vllaznia fitoi 83-77, ka ardhur fitorja e dytë, këtë radhë në transfertë me rezultatin 67 me 72. Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit të Kamzës emocionet kanë qënë të njëjta me takimin e parë, por ndryshe nga ndeshja e të mërkurës së kaluar në Shkodër ku ishte Vllaznia ajo që fitoi periodën e pare, këtë radhë ështe Kamza që e nisi më mirë takimin. Vendasit e drejtuar nga trajneri shkodran Eni Llazani fituan periodën e parë 18-14, ndërkohë që Vllaznia kundrapërgjigjet në periodën e dytë duke e fituar 11-19 dhe shifrat e pjesës së parë janë 29-33 për kuqeblutë. Pas rikthimit në fushë për pjesën e dytë, perioda e tretë ka shumë rivalitet, gjë që e shpreh rezultati i barabartë, 15-15 duke lënë gjithnjë në avantazh të katër pikëve Vllazninë. Shumë rivalitet edhe në periodën e katërt, Kamza për të përmbysur disavantazhin dhe Vllaznia për të administruar avantazhin prej katër pikësh në. Vllaznia, jo vetëm arrin ta mbajë avantazhin por duke fituar perioden e katërt 23-24 e thellon në pesë pikë duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 67 me 72. Një fitore kjo e merituar që shkon për të gjithë skuadrën, dhe patjetër për dirigjentin e saj, trajnerin e palodhur Damian Bekteshi. Me këtë fitore, e dyta radhazi ndaj Kamzës, kuqeblutë kualifikohen në gjysmëfinalen e kampionatit, faza Play Off, ku tashmë shorti i përball me Teutën e Durrësit. Ndërkohë, çifti tjetër gjysmëfinalist, është Besëlidhja-Tirana.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.