Superliga e Basketbollit Meshkuj/Vllaznia mund Fierin, trajneri Bekteshi: Synojmë vendin e dytë

Vllaznia në Basketboll për meshkuj ka realizuar fitoren e radhës duke vijuar të pasqyrojë një formë të mirë sportive. Në fakt, në ndeshjen e fundit, atë të luajtur të enjten në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” nuk e kishte të vështirë, sepse përballë kishte një ekip debutues, Fieri Basket, të cilin e mundi me shifrat e thella, 111-72.Nga ana tjetër trajnerja fierake, Hermiona Çuko, pranoi fitoren e merituar të Vllaznisë, por si ekip debutues beson se Fieri me elementin e ri do të rritet më shumë.Ndeshja e ardhshme për Vllazninë e basketit për meshkuj është përsëri në Shkodër përballë Partizanit.