Superliga e basketbollit meshkuj, Vllaznia një hap pranë gjysmëfinales, faza Play Off

Vllaznia 83 dhe Kamza Basket 77. Ky është rezultati i ndeshjes së basketbollit meshkuj, takim ky i luajtur mbrëmjen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës në kuadrin e ballafaqimit të parë çerekfinal për fazën Play Off. Një ndeshje kjo e fituar me meritë nga ana e Vllaznisë, por realisht duhet pranuar se pas një fillimi në avantazh të kuqebluve, miqtë nga Kamza kanë përmbysur gjithçka në pjesën e dytë. Sidoqoftë, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi gjeti forca dhe në fund, falë edhe një koshi tre pikësh spektakular shënuar nga i riu Veton Gjeçaj, fiton të gjithë ndeshjen.
Ky është hapi i parë drejt kualifikimit në gjysmëfinale, ndërkohë që Bekteshi beson në një fitore tjetër ndeshjen e kthimit për ta mbyllur me dy ndeshje.
Ndeshja vendimtare, që vendos kualifikimin në finale, është planifikuar të luhet ditën e shtunë në transfertën e Kamzës.