Superliga e futbollit femra / Vllaznia mund Apoloninë rivale, Megi Doçi feston golin e 700- të personal
Vllaznia e futbollit femra, fitoi minimalisht me rezultatin 2 me 1 ndeshjen e javës së tetë të Abissnet Superiore duke mundur në shtëpi Apoloninë, njërën prej rivaleve të sezonit sportiv 2003-2024. Por, për hirë të së vertetes, Vllaznia e kësaj ndeshje nuk ishte ajo që tifozëria ishte mësuar ta shikonte në ndeshjet e tjera. Një gjë të tillë e pranon edhe vetë trajneri i Vllaznisë kampione, Nikolin Leka, sipas të cilit, e rëndësishme është fitorja dhe e kënaq tre pikëshi, sepse vajzat vinin pas një lodhje dhe ngarkesave që kanë pasur në dy ndeshjet e kombëtares kuqezi ndaj Irladës së Veriut dhe Hungarisë.
Për paraqitjen jo të mirë të skuadrës së tyre në sfidën me Apoloninë, flet edhe futbollistja e Vllaznisë dhe kapitenia e kombëtares kuqezi, Megi Doçi, e cila në këtë ndeshje festoi golin e 700-të të shënuar në karrieren e saj sportive.
Në ndeshjen e radhës, të vlefshme për javën e nëntë të Superligës së futbollit femra, Vllaznia do të luajë në kryeqytet përballë Kinostudios vendase.