Superliga e futbollit të moshave, ballafaqimet me Tiranën, fiton Vllaznia U17, humb Vllaznia U19

Java e fundit e fazës së dytë të Superligës së futbollit të moshave ka përballur dy ekipet e Akademisë Vllaznia në transfertë me Tiranën. Ekipi U17 me trajner Ersi Çakun ka fituar me rezultatin 1 me 2 në një ndeshje emocionuese, ku Vllaznia shënon golin e parë me Seral Hotajn, barazon Tirana dhe në minutën e fundit të ndeshjes, është Sabion Bizi, i cili shënon golin e fitores. Fitore kjo që kualifikon Vllazninë U17 në fazën finale Play Off. Ndërkohë, ekipi i Vllaznisë U-19 është mundur mes shumë polemikash me rezultatin 1 me 0. Për drejtuesit kuqeblu, gjykimi i kësaj ndeshje nuk ishte korrekt për Vllazninë, ku krahas të tjerave nuk akordoi një gol të rregullt të shënuar nga Kevin Dodaj.
Pas kësaj humbje, Vllaznia lëshon kreun e renditjes, por gjithësesi është pjesë e fazës Play Off me objektiva për titullin kampion.
Që prej javës së ardhshme, nisin ndeshjet e fazës Play Off, ku të dy ekipet kuqeblu synojnë fitimin e titullit kampion.