Categories: LajmeSportFutboll

Superliga e futbollit U- 19 / Vllaznia fiton klasiken me Tiranën, shënon Kevin Dodaj

Java e nëntë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Superligën e moshave U19, ka ballafaquar në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës, Vllazninë U-19 dhe Tiranën U-19. Një klasike për Superligën e 19 vjeçarëve mes dy ekipeve që vetëm dy pikë i ndanin nga njëra tjetra, Vllaznia me 14 pikë dhe Tirana me 12. Vllaznia fiton me rezultatin 1 me 0, falë atij goli mjeshtror shënuar nga Kevin Dodaj në minutën e 36-të të ndeshjes. Gol ky që konfirmon kështu formën shumë të mirë sportive që po kalon sulmuesi kuqeblu, i cili javën e kaluar pati debutimin e tij të parë me Vllazninë e madhe në transfertë përballë Egnatias vendase. Në pronononcimin e pas ndeshjes, trajneri Vioresin Sinani u shpreh i kënaqur për fitoren, ndërsa komplimentoi edhe autorin e golit Kevin Dodaj, por edhe Ersi Zaganjorin, futbollistë këto që janë pjesë e skuadrës së parë.

Pas ndeshjes ka folur edhe autori i golit të fitores, Kevin Dodaj, duke premtuar se do të punojë fort për t’i shërbyer ekipit U19 si dhe ekipit të parë.

Pas kësaj fitoreje, Vllaznia U19 është barazuar me pikë me Partizanin, në krye të tabelës së klasifikimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

2 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

2 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

2 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

5 hours ago

This website uses cookies.