Superliga e futbollit U-19 / Vllaznia mund Bylisin dhe ngjitet e dyta në renditje

super u 19

super u 19

Vllaznia U19-të, e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, ka fituar me rezultat të thellë, 6 me 1 ndaj ballshiotëve të Bylisit, ndeshje kjo e luajtur pasditen e së shtunës në fushën sportive, “Reshit Rusi”. Realisht, në kampin kuqeblu, ishin përgatitur për një ndeshje të vështirë dhe me rivalitet, pasi Vllaznia dhe Bylis vinin në këtë ndeshje me pikë të barabarta.  Por fusha e lojës tregoi të kundërtën duke prezantuar në fushën e lojës një Vllazni cilësore në të gjitha aspektet. Serinë e golave për ekipin e Vllaznisë e nisi Zaganjori, për të vijuar më pas me katër gola radhazi të Halilit dhe në mbyllje një tjetër gol, i gjashti në këtë ndeshje për Vllazninë me autor Aren.

Ndonëse nuk shënoi, një nga më të mirët e kësaj ndeshje ishte edhe mbrojtësi 18 vjeçar, Gabriel Rroku, i cili ka marrë vlerësime pozitive edhe nga stafi teknik i Vllaznisë së madhe.

Me këtë fitore tre pikëshe, Vllaznia është ngjitur në vendin e dytë në renditje me një pikë më pak se Partizani.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.