Superliga e Futbollit U-21/Fitorja me Teutën, flasin trajneri Borshi dhe mesfushori Cungu
Vllaznia U21 e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi ka realizuar një fitore të rëndësishme duke mundur Teutën me rezultatin 2 me 1. Fitore kjo që ka ardhur përmes golave të shënuar nga Çela në pjesën e parë dhe braziliani Andrey Yago në pjesën e dytë. Krahas të tjerëve, një figurë të mirë sportive bëri në këtë ndeshje edhe mesfushori William Cungu, i cili pas rikthimit nga dëmtimi e ka rritur ndjeshëm nivelin e lojës së tij.Pas javës së 17-të , Vllaznia shkon në kuotën e 29-të pikëve duke mbajtur vendin e katërt në klasifikim.