Superliga e futbollit U 21 – Trajneri Doçi debuton me fitore, mund Dinamon thellësisht 5-0
Për trajnerin Edmond Doçi, i cili më herët ka trajnuar me shumë sukses ekipet e grupmoshave U17 dhe U19, ku ka fituar me meritë tituj kampion, sezoni ri futbollistik i Superligës U21 e gjen në krye të Vllaznisë së kësaj grupmoshe.
Debutimi ka ardhur me fitore të thellë duke mundur që në javën e parë Dinamon 5-0.
Sipas Doçit, aktivizimi i futbollistëve të stolit nga skuadra e parë është pozitive për to me minutat që marrin në fushën e lojës.
Ndeshjen e luajtur pasditen e së martës në fushën sportive “Reshit Rusi”, të pranishëm e ndoqën nga afër drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia, çka tregon vemendjen e tyre ndaj kësaj grupmoshe.