Superliga e futbollit U- 21, Vllaznia fiton në transfertë me Erzenin dhe kryeson kampionatin
Vllaznia në futboll për kategorinë e Superligës U21 e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, kur në dy javët e para arriti të marrë dy fitore radhazi. Pas fitores në shtëpi për javën e parë ndaj Dinamos me rezultatin 5-0, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi bëjnë të njëtën gjë edhe në javën e dytë, ku edhe pse në transfertë mposhtin Erzenin me rezultatin 2 me 3. Në fakt, ndeshja ka filluar më mirë për shijakasit, të cilët kalojnë të parët në avantazh me anë të Baspallo, por, Vllaznia kundrapërgjigjegjet shumë shpejt duke gjetur golin e barazimit katër minuta më pas me anë të Ensar Tafilit. Me barazimin 1 me 1 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nis me gol për Vllazninë, kur vetëm 3 minuta nga vërshëlima e arbitrit Syziu, është Ersi Zaganjori që tund rrjetën e portës rrogozhinase. Vllaznia vazhdon të luajë e mobilizuar dhe me theks sulmues dhe pas disa rasteve për shënim, është Antonio Delaj që në minutën e 71-të shënon golin e tretë për kuqeblutë. Shijakasit, barazojnë me autor Bespallov, i dyti për të në këtë ndeshje. Minutat e mbetura janë luftarake për të dyja skuadrat, por gola nuk ka më, duke lënë në fuqi rezultatin e minutës së 77-të, Erzeni-Vllaznia 2-3. Fitore kjo, e dyta për Vllazninë në dy javë kampionat duke mbajtur kuqeblutë në krye të renditjes me një sinjal të drejtpërdrejt ndaj kundërshtarëve që kjo skuadër synon titullin kampion.