Lajme

Superliga e futbollit U- 21, Vllaznia fiton në transfertë me Erzenin dhe kryeson kampionatin

Vllaznia në futboll për kategorinë e Superligës U21 e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, kur në dy javët e para arriti të marrë dy fitore radhazi. Pas fitores në shtëpi për javën e parë ndaj Dinamos me rezultatin 5-0, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi bëjnë të njëtën gjë edhe në javën e dytë, ku edhe pse në transfertë mposhtin Erzenin me rezultatin 2 me 3. Në fakt, ndeshja ka filluar më mirë për shijakasit, të cilët kalojnë të parët në avantazh me anë të Baspallo, por, Vllaznia kundrapërgjigjegjet shumë shpejt duke gjetur golin e barazimit katër minuta më pas me anë të Ensar Tafilit. Me barazimin 1 me 1 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që e dyta nis me gol për Vllazninë, kur vetëm 3 minuta nga vërshëlima e arbitrit Syziu, është Ersi Zaganjori që  tund rrjetën e portës rrogozhinase. Vllaznia vazhdon të luajë e mobilizuar dhe me theks sulmues dhe pas disa rasteve për shënim, është Antonio Delaj që në minutën e 71-të shënon golin e tretë për kuqeblutë. Shijakasit, barazojnë me autor Bespallov, i dyti për të në këtë ndeshje. Minutat e mbetura janë luftarake për të dyja skuadrat, por gola nuk ka më, duke lënë në fuqi rezultatin e minutës së 77-të, Erzeni-Vllaznia 2-3. Fitore kjo, e dyta për Vllazninë në dy javë kampionat duke mbajtur kuqeblutë në krye të renditjes me një sinjal të drejtpërdrejt ndaj kundërshtarëve  që kjo skuadër synon titullin kampion.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia e vajzave përballë Gramshit – Ekipi i përforcuar me afrime të reja vijon rrugëtimin drejt titullit kampion

Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…

4 hours ago

Program i ri punësimi në Shkodër – Zmijani: Synohet  trajnimi dhe punësimi i punëkërkuesve pranë subjekteve të biznesit

Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…

4 hours ago

“Ëndërr e kthyer ne realitet” – Rikonstruksioni i plotë i rrugës së Komanit, flasin banorët e zonës

Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…

4 hours ago

Tregu i bimëve medicinale – Brahaj: Ka patur vështirësi në gjetjen e tregut

Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…

4 hours ago

Klinika e fizioterapisë – Mjekaj: U vjen në ndihmë studentëve për praktikat profesionale

Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë.  Pedagogu i degës…

4 hours ago

Shembuj që frymëzojnë  – Arjola Zadrima, gruaja që u përball dhe fitoi mbi sfidat e vështira të jetës

Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje  vendosi t’i rrëfejë më…

4 hours ago

This website uses cookies.