Java e 16-të e Superligës së futbollit U-21 ka sjellë në Shkodër skuadrën kryesuese të kampionatit, Bylisin e Ballshit duke mos njohur asnjë humbje. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi, në formacionin e të cilëve spikatnin një numër i konsiderueshëm futbollistësh nga skuadra e parë, mund dhe në fakt duhej ta fitonin këtë ndeshje. Shënojnë të parët me brazilianin Andrey Yago, barazojnë ballashiotët me Abazajn, Vllaznia shënon edhe dy herë të tjera me Antonio Delajn dhe Alfred Ajdareviç në pjesën e dytë, por pësojnë dy gola në fund të takimit duke regjistruar barazimin 3-3.
Me këtë barazim, Vllaznia U21 mban vendin e pestë në klasifikim me 26 pikë, ndërkohë që Bylisi është në krye me 42 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Vllaznisë, e vlefshme për javën e 17-të të Superligës U21 do të luhet në kryeqytet përballë Korabit të Peshkopisë.
Pas eliminimit nga Kupa e Italisë nga Milani dhe parakalimit të Napolit në krye të…
Një homazh për Papa Françeskun, i cili e dëshironte shumë këtë garë pikërisht në vitin…
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League pa Paris Saint-Germain të mundë Arsenalin 1-0 në…
Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një tubim në Michigan me shënimin e 100 ditëve…
Arritja e një marrëveshje për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës duket se nuk po bën…
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, i ktheu Parlamentit për rishqyrtim një marrëveshje për…
This website uses cookies.