Superliga e futbollit U21, Vllaznia humb me Tiranën, por fiton të rinjtë Nikaj, Kapllanaj,Ivziku

Vllaznia U21 ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi me ekipin bardheblu të Tiranës. Rezultati 0 me 4 në favor të miqve në fakt nuk është pasqyrë reale e asaj që u pa në fushën e lojës, sidomos për pjesën e parë kur Vllaznia e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi dominoi takimin.
Në vijim, Borshi komenton edhe eleminimin e Vllaznisë në Kupë, ndërkohë që është optimist për javët e mbetura të kampionatit.
Pavarësisht, renditjes jo të mirë në tabelë, e rëndësishme për Vllazninë U21 është furnizimi i ekipit të parë me element të perspectives.