Superliga e futbollit U21/ Vllaznia mposht Apoloninë 4-2, flet kapiteni Mersian Muliu
Gjashtë gola ka prodhuar ndeshja e Superligës së futbollit U-21, Vllaznia-Apolonia. Katër nga gjashtë golat kanë shkuar në rrjetën e portës fierake Apolonia dhe dy në atë të të Vllaznisë duke bërë që rezultati në mbyllje të minutës së 90-të të ishte, 4 me 2 në favor të Vllaznisë. Në fakt, ndeshja e luajtur pasditen e së martës në stadiumin “Reshit Rusi” nuk ka nisur aspak mirë nga skuadra kuqeblu, e cila shumë shpejt është ndëshkuar me dy gola të shpejtë nga skuadra mike, ndërkohë që në të dytën kanë ardhur katër golat kuqeblu.Për Vllazninë U21 në këtë ndeshje kanë luajtur edhe disa futbollistë nga skuadra e parë, mes të cilëve edhe braziliani Bruno Gomesh që shënoi 3 gola.Duke folur për vete, kapiteni Muliu, thotë se pas mungesës së gjatë për arsye dëmtimi po rikthehet në formën më të mirë sportive.Ndonëse në javët e mëparshme pozitat e Vllaznisë U-21 nuk ishin komode në tabelën e klasifikimit, me pikët e grumbullura në fazën e dytë, skuadra e drejtuar nga Ergi Borshi përfshihet në katër më të mirat e kampionatit.