Categories: SportFutbollVllaznia

Superliga e futbollit U21/ Vllaznia mposht Apoloninë 4-2, flet kapiteni Mersian Muliu

Gjashtë gola ka prodhuar ndeshja e Superligës së futbollit U-21, Vllaznia-Apolonia. Katër nga gjashtë golat kanë shkuar në rrjetën e portës fierake Apolonia dhe dy në atë të të Vllaznisë duke bërë që rezultati në mbyllje të minutës së 90-të të ishte, 4 me 2 në favor të Vllaznisë. Në fakt, ndeshja e luajtur pasditen e së martës në stadiumin “Reshit Rusi” nuk ka nisur aspak mirë nga skuadra kuqeblu, e cila shumë shpejt është ndëshkuar me dy gola të shpejtë nga skuadra mike, ndërkohë që në të dytën kanë ardhur katër golat kuqeblu.Për Vllazninë U21 në këtë ndeshje kanë luajtur edhe disa futbollistë nga skuadra e parë, mes të cilëve edhe braziliani Bruno Gomesh që shënoi 3 gola.Duke folur për vete, kapiteni Muliu, thotë se pas mungesës së gjatë për arsye dëmtimi po rikthehet në formën më të mirë sportive.Ndonëse në javët e mëparshme pozitat e Vllaznisë U-21 nuk ishin komode në tabelën e klasifikimit, me pikët e grumbullura në fazën e dytë, skuadra e drejtuar nga Ergi Borshi përfshihet në katër më të mirat e kampionatit.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë EgnatiasDuel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

12 hours ago
Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentetAtraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

12 hours ago
Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në ItaliQendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

12 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

12 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

12 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

12 hours ago