Superliga e Kosovës, Ballkani shtyn ndeshjen
Superliga e Kosovës tashmë ka mbërritur në javën e trembëdhjetë. Ndeshjet janë luajtur të shtunën e të dielën, por kryesuesja e kampionatit, Ballkani i Ilir Dajës, takimin e vet me Gjilanin e ka shtyrë. Sepse është duke u përgatitur për sfidën me Astanan në transfertë në Ligën e Konferencës, atje ku kërkon të marrë revanshin për të vijuar përpara. Ballkani në Ligën e Konferencës numëron 3 pikë në tre ndeshje, kjo pas fitores 2-0 me Dinamon e Zagrebit, teksa ka dy humbje 0-1 me Viktoria Plzen dhe 1-2 me Astanan.
Në ndeshjet e tjera të Superligës së Kosovës, Prishtina ka barazuar 2-2 me Llapin, kurse ato që kanë regjistruar fitore të shtunën ishin Dukagjini, 1-0 me Dritën, dhe Fushë-Kosova, 2-0 me Lirinë. Të dielën është regjistruar vetëm një barazim 0-0 mes Ferro-Nikelit dhe Malishevës.
Për momentin, edhe me shtyrjen e ndeshjes me Gjilanin, Ballkanit nuk i rrezikohet kreu, kurse Superliga e Kosovës vazhdon të prodhojë ndeshje interesante.