superliga e moshave f
Vllaznia U17 e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku ka lënë pas atë humbje minimale, 0 me 1 të pësuar javën e kaluar me Tiranën në sajë të një penalltie të diskutueshme dhënë në favor të bardhebluve, duke u kthyer tek fitorja 3 me 0 ndaj Shkëndisë së Tiranës. Për fitoren e skuadrës kuqeblu ka menduar Xhesild Kapllanaj, i cili në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi” ka tundur plot tre herë rrjetën e skuadrës mike.
Për trajnerin Çaku, këto grupmosha, nuk duhet të kenë prioritet rezultatin, por nivelin cilësor në fushën e lojës.
Ashtu, si edhe në ndeshjet e mëparshme, drejtuesit kuqeblu vazhdojnë të ndjekin prej së afërmi ekipet e Superligës së moshave.
Javën e ardhshme, që është edhe ndeshja e fundit për vitin 2023, Vllaznia U17 luan në transfertë me ekipin e Akademisë së Tiranës.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.