Superliga e moshave në Futboll / Transfertat e kuqebluve në Laç, ndalet Vllaznia U-19, fiton U-17
Dy ekipet e Akademisë Vllaznia, U17 dhe U19 që konkurojnë në kategorinë e Superligës, për javën e tretë ishin mysafir në Laç duke u ndeshur me ekipet respektive të Laçit vendas. Pas dy fitoreve radhazi, në transfertë me Bylisin dhe në Shkodër me Internacional, të rinjte shkodran të Vllaznisë U19 që drejtohen nga trajneri Vioresin Sinani janë ndalur nga Laçi i cili i i ka mundur me rezultatin 2 me 0. Per t’u theksuar eshte se ne drejtimin e ekipit te Lacit U19 kete sezon futbollistik eshte vene trajneri shkodran, Arber Shytani, i cili me heret ka qene ne drejtimin e Djelmnise Shkodrane. Skuadra e Shytanit, ka arritur te shenoje dy here me nga nje gol ne fillim te pjeses se dyte dhe ne fundin e gjithe takimit. Fillimisht shenon Guci ne minuten e 48-te, nderkohe pak minuta me pas Laçi humbet shansin per te dyfishuar shifrat, por Olsi Myrta nuk tregohet i sakte nga pika e bardhe e penalltise. Goli i fundit i ndeshjes do te vinte ne te 89-ten minute me autor Olsi Myrta duke mbyllur gjithçka me fitoren e Laçit ne nje ndeshje me shume raste por pa efikasitet nga shkodranet qe pesojne humbjen e pare ne kampionat. Nderkohe per Vllaznine U-17 te drejtuar nga trajneri Ersi Çaku, sfida e transfertes ne Lac ka qene e suksesshmme teksa kuqeblute kane fituar me rezultatin 0 me 3. Ashtu si ne ndeshjen e kaluar në “Reshit Rusi”, serish protagonist eshte treguar futbollisti Aldo Medha i cili realizon nje dopiete ne minutat 35′ dhe 71′ , nderkohe qe goli i trete do te vinte ne minute e 61-te me autor Kapllanajn. Vllaznia e para te rinjeve duket se eshte ne rrugen e duhur ku pas ndaleses ne Tirane perballe Shkendise Tirane me rezultatin 3-1 mer dy fitore radhazi, 1-0 ne Shkoder perballe Akademise se Futbollit dhe kete radhe mposht Laçin 0-3 duke treguar dhe njeher formen e mire qe po kalon ne kete fillim kampionati.