Categories: LajmeLajme nga Vendi

Superliga e moshave në Futboll / Transfertat e kuqebluve në Laç, ndalet Vllaznia U-19,  fiton U-17

Dy ekipet e Akademisë Vllaznia, U17 dhe U19 që konkurojnë në kategorinë e Superligës, për javën e tretë ishin mysafir në Laç duke u ndeshur me ekipet respektive të Laçit vendas. Pas dy fitoreve radhazi, në transfertë me Bylisin dhe në Shkodër me Internacional, të rinjte shkodran të Vllaznisë U19 që drejtohen nga trajneri Vioresin Sinani janë ndalur nga Laçi i cili i i ka mundur me rezultatin 2 me 0. Per t’u theksuar eshte se ne drejtimin e ekipit te Lacit U19 kete sezon futbollistik eshte vene trajneri shkodran, Arber Shytani, i cili me heret ka qene ne drejtimin e Djelmnise Shkodrane. Skuadra e Shytanit, ka arritur te shenoje dy here me nga nje gol ne fillim te  pjeses se dyte dhe ne fundin e gjithe takimit. Fillimisht shenon Guci ne minuten e 48-te, nderkohe pak minuta me pas Laçi humbet shansin per te dyfishuar shifrat, por Olsi Myrta nuk tregohet i sakte nga pika e bardhe e penalltise. Goli i fundit i ndeshjes do te vinte ne te 89-ten minute me autor Olsi Myrta  duke mbyllur gjithçka me fitoren e Laçit ne nje ndeshje me shume raste por pa efikasitet nga shkodranet qe pesojne humbjen e pare ne kampionat. Nderkohe per Vllaznine U-17 te drejtuar nga trajneri Ersi Çaku, sfida e transfertes ne Lac ka qene e suksesshmme teksa kuqeblute kane fituar me rezultatin 0 me 3.  Ashtu si ne ndeshjen e kaluar në “Reshit Rusi”, serish protagonist eshte treguar futbollisti Aldo Medha i cili realizon nje dopiete ne minutat 35′ dhe 71′ , nderkohe qe goli i trete do te vinte ne minute e 61-te me autor Kapllanajn. Vllaznia e para te rinjeve duket se eshte ne rrugen e duhur ku pas ndaleses ne Tirane perballe Shkendise Tirane me rezultatin 3-1 mer dy fitore radhazi,  1-0 ne Shkoder perballe Akademise se Futbollit dhe kete radhe mposht Laçin 0-3 duke treguar dhe njeher formen e mire qe po kalon ne kete fillim kampionati.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

14 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

14 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

14 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

15 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

15 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

15 hours ago

This website uses cookies.